Molliqaj: A iu thashë, edhe Glauku në SHIK, edhe Albini mori pare nga Devollët (Foto)

Kandidati i koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, është shprehur për herë të parë pas publikimit të një dokumenti që pretendohet të jetë kontrata e Glauk Konjufcës me Shërbimin Informativ të Kosovës [ShIK].

Në kontratën në fjalë, pretendohet që Konjufca kishte bërë marrëveshje me shefin e atij shërbimi, z.Kadri Veseli, për t’i përpunuar të dhënat e ndryshme me pagën prej 150 markash në muaj.

Saktësisht këto fjalë i kishte thënë dikur edhe Molliqaj në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Ai kishte thënë që Konjufca – pavarësisht qëndrimeve të tij publike kundër ShiK-ut e PDK-së – në fakt kishte punuar për ta dhe se këtë e kishte pranuar vetë.

Nuk ka asnjë reagim nga ana e Konjufcës, edhe pse Periskopi kishte provuar nga orët e para të mëngjesit që ta kontaktonte.

Ndërkohë, z.Lepaja që thuhet të ketë qenë dëshmitar në atë takim bashkë me babain e Konjufcës, Sherifin, ka deklaruar që dokumenti është i falsifikuar.

Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Molliqaj dhe dokumentin në fjalë:

“Krejt çfarë kam thënë për VV-në dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë. Kanë tentuar të shpifin e të shmangen. Në fund as në debate spo dalin. Por e vërteta po iu del sheshit. Edhe për Glauk Konjufcën që ishte SHIK, e edhe për Albinin që mori para nga Devollët.

Do ta them të vërtetën vazhdimisht, sado e vrazhdë që i duket dikujt. Sepse ata që shpifin e ua mveshin të tjerëve gjërat që i kanë bërë vetë, janë të rrezikshëm për Kosovën. E Kosova nuk e ka luksin ta largojë nga pushteti një PDK, për me e sjellë në pushtet një PDK 2.0 (VV).

Kosovës i duhet koalicioni i ynë fitores që guxon të marrë vendime të mëdha dhe ta zhvillojë vendin.”

119 – AAK/PSD
90 – Dardan Molliqaj