Publikohet çmimi i derivateve për sot dhe nesër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për sot dhe nesër.

Përmes një njoftimi në profilin zyrtar të kësaj ministrie është bërë e ditur se sot dhe nesër kompanitë e derivateve në vendin tonë u lejohet të shesin naftën 1.74 euro, kurse një litër benzinë mund ta shesin maksimumi 1.63 euro.

Sipas MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i produktit të gazit është 0.78 euro.

Kjo ministri ka njoftuar se këto çmime do të vlejnë për 48 orët e ardhshme duke filluar sot nga ora 10:00.