Molliqaj: Albin Kurti është përpjekur ta shantazhojë Edi Ramën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për marrëdhëniet e krerëve shtetërorë mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Molliqaj në Politiko të Kanal10 tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do t’i prishin raportet mes vete.

Tutje, kreu i PSD-së shtoi se kreu i ekzekutivit kosovar ka tentuar dhe është përpjekur që ta shantazhojë Edi Ramën.

“Kurti është përpjekur ta shantazhojë Ramën”, shtoi Molliqaj në Kanal 10.

Gjithashtu, sa i përket dialogut, Molliqaj tha se PSD-ja është pro dialogut të Kosovës me Serbinë, por sipas tij, është kundër zgjedhjes së modelit të Kurtit për këto bisedime.

“PSD është kundër VV-së, pa e analizuar fare”, u shpreh Molliqaj.