Dhuroi gati 700 euro nga paga e tij, Visar Ymeri akuzon Kurtin se këtë e bëri për marketing

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje publikisht ka treguar se do të dhurojë gjysmën e pagës së tij si ndihmë për luftën kundër pandemisë COVID-19.

Mirëpo, ish bashkëpartiaku i tij Visar Ymeri konsideron se një veprim i tillë i ndërmarrë nga kryeministri Kurti nuk ka pasur nevojë që paraqitet në publik, përveçse nëse nuk është bërë për marketing politik.

“A ka qenë e nevojshme me e publiku dhënien e gjysmës së rrogës për luftë kundër Covid-19? Nuk ka qenë e nevojshme. Por pastaj, ka qenë e nevojshme. Sepse mbetesh pa PR”, ka shkruar Ymeri.

Kujtojmë se pas Kurtit, edhe disa deputetë të VV-së kanë vendosur ta dhurojnë pagën e tyre për menaxhimin e situatës me Covid-19.