Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së janë ndaluar për 48 orë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe disa nga aktivistët tjerë të PSD-së iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Këtë e ka bërë të ditur, anëtari i kryesisë së këtij subjekti, Qëndron Kastrati.

Molliqaj dhe aktivistët tjerë të PSD-së u arrestuan sot në ambientet e ZRRE-së.

Policia e Kosovës ka thënë se arrestimi i tyre është për shkak të pengimit të personave zyrtar në kryerje të detyrës.

Ish kryetari i Kamenicës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Molliqajt dhe aktivistëve tjerë të PSD-së.

“Kryetarit Dardan Molliqaj, sekretares Teuta Rrusta, Natyra Kuqit, Nol Nushit, Genc Sherifit dhe Frashër Krasniqit, iu ka mohuar liria për 48 orë me vendim të prokurorit. Sot në shërbim të Qeverisë, por edhe mungesës së transparencës, është vendosur Policia e Prokuroria e po tenton me ndal e me ndërpre protestën, reagimin e rezistencën ndaj një vendimi të padrejtë”, ka thënë ndër të tjera Kastrati.

Aktivistët e PSD-së kanë kërkuar nga ZRRE publikimin e vendimit për tarifat e reja të energjisë elektrike.