Molliqaj i quan paranoikë zyrtarët e Vetëvendosjes: Çkado që ndodh, mendojnë që bota është kundër tyre

Dardan Molliqaj i PSD’së i quan paranoikë zyrtarët e Vetëvendosjes. Për ta thotë se mendojnë që e gjithë bota është kundër tyre.

‘’Janë paranoik, çkado që ndodh, mendojnë që bota është kundër tyre. S’po du me humb kohë për ta, por për ne dua të flas’’, tha Molliqaj në emisionin “debat plus” në Rtv Dukagjini.

Tutje ai ka treguar kauzën e PSD’së për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë, e cila do të jetë në interes së qytetarëve.

Koalicionin me AAK’në e sheh si fitues në këto zgjedhje.