Osmani: Kam hapur rast në polici ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë që ka hapur rast në polici ndaj deputetit të LDK-së, Xhavit Ukajt.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, shkruan Osmani në Facebook.