Molliqaj ia numëron Kurtit dështimet: Përmbysi të gjitha premtimet me kokë poshtë

I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti duke ia numëruar dështimet gjatë dy viteve qeverisje.

Molliqaj, për Periskopin tha se Kurti përmbysi të gjitha premtimet “me kokë poshtë”.

“Pak a shumë është përmbysje me kokë poshtë e të gjitha premtimeve që Qeveria Kurti i ka dhënë, nga dialogu, te drejtësia, te punësimi. Pra, në dialog të gjitha ato që i ka kundërshtuar, tani është duke i zbatuar me shtesa”, ka thënë ai.