Molliqaj: Kurti duhet të japë dorëheqje nëse dëshiron ta formojë Asociacionin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, duhet të japë dorëheqje nëse e ka njëmend ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se Kurti duhet të dalë para qytetarëve dhe t’u tregoj se ka ndërruar mendje, pastaj të shkojë në zgjedhje.

“Kurti është dashur të japë dorëheqje. Nëse ka ndërru mendje, është dashur të dalë t’i thotë qytetarëve dua ta bëjë Asociacionin dhe ta bëjë këtë gjë me votë”, ka thënë ai.

Molliqaj, tha se qytetarët e Kosovës, nuk duhet ta falin Kurtin vetëm se ky i fundit arsyetohet se ka pasur presion ndërkombëtar për ta themeluar Asociaiconin.

“Nuk duhet Kosova me ia falë kryeministrit, meqenëse bashkësia ndërkombëtare po të bën presion po të falim. Gabimi më i madh i qeverisë është leximi i konfliktit të Ukrainës, dy muajt e parë të konfliktit, presidentja Osmani dhe Kurti na kanë fol se po ndodhë luftë në Kosovë”, ka thënë ai.

Gjashtë muaj më herët sipas Molliqajt, Kurti kishte premtuar se do të sjellë marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë./Dukagjini