Befasohet Manchester City, mposhtet nga Norwich City (Video)

Kampionët e Anglisë, Manchester City ka pësuar humbje në udhëtim te Norwich City me rezultat 3 – 2, shkruan fokusi.info.

Vendasit e nisën për mrekulli takimin duke krijuar epërsi të dyfishtë përmes McLeanit dhe Cantwellit që shënuan në minutën e 18-të, përkatësisht të 28-të

Në minutën e fundit të pjesës së parë City arriti të ngushtojë rezultatin në 2 – 1 përmes Kun Agueros.

Megjithatë, edhe pjesa e dytë për vendasit nisi më mirë, pasi në minutën e 50 Pukki shënoi për rezultatin prej 3 – 1.

E tëra që arriti të bëjë City, ishte të ngushtonte rezultatin përmes Rodrit në minutën e 88.

Pas kësaj humbje City mbetet pesë pikë prapa liderit Liverpoolit, derisa Norwichi tani ka gjashtë pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=t_OE9Qyb4KI