Molliqaj-Kurtit: Shërbyes i Gjykatës Speciale, shpejt do t’i tregojmë që qytetarët besojnë në luftën e vet çlirimtare

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e ka cilësuar kryeministrin Albin Kurti, si shërbyes të Gjykatës Speciale.

Kështu ka deklaruar Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se, pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që n’Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë.

“KURTI, SHËRBYES I GJYKATËS SPECIALE. Pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që n’Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë. Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën”, ka thënë ndër tjerash Molliqaj.

Postimi i plotë:

KURTI, SHËRBYES I GJYKATËS SPECIALE

Pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që n’Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë. Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën.

Sot qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan Gjykatën që të dorëzohet nga synimi i saj që t’bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitmitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën.

Por shumë shpejt do t’i tregojmë edhe Kurtit edhe Gjykatës Speciale që qytetarët e dojnë dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare!