Molliqaj: Kush voton për LDK-në, voton për konceptin e Zajednicës

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë se LDK për vazhdimin e shtetit e ka idenë e Asociacionit të komunave serbe (Zajednicën).

Molliqaj u shpreh se LDK do ta përkrah idenë e Zajednicës.

“Koncepti i LDK për vazhdimin e shtetit te Kosovës e përfaqëson këtë linjën (Zajednicën)”, u shpreh ai në Klan Kosova.

“Kush voton për LDK’në voton për konceptin e Zajednicës”, ka thënë ai.

Tutje, ai theksoi se qeveria e ardhshme është qeveri ekskluzive për dialogun me Serbinë.