Molliqaj: Nëse e refuzojmë ofertën e Amerikës, oferta tjetër do të jetë më e keqe për ne

Kryetari i Partisë Socialdemokratie, Daradan Molliqja, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e refuzon ofertën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, oferta e radhët do të jetë më e keqe për ne.

Madje këtë Molliqaj e ilustroi me një shembull të Palestinës gjatë kohës kur negocionte me Izraelin në vitet e 90’ta.

“Nuk do të thotë që patjetër oferta e ardhshme e Amerikës do të jetë më e mirë se kjo që na ofrohet tash. E kemi rastin e Palestinës, cdo ofertë pas viteve 90’ të cilën e refuzonte Palestina kinse nuk është e mirë për neve, oferta e ardhshme ka qenë edhe më e keqe”, është shprehur Molliqaj.

Tutje, i pari i PSD’së tha se Kosovës i duhet një marrëveshje e shpejtë.

“Kosovës i duhet marrëveshje e shpejtë dhe përfundimtare”, ka thënë Molliqaj.

“Nuk ka pasur moment ma kritik në historinë e Kosovës në marrëdhëniet tona me SHBA’në. Kushë është aleati tjetër nëse jo SHBA’të?”, shtoi Molliqaj.