Molliqaj: Para rrëzimit të Kurtit, opozita duhet të organizojë protesta masive

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka folur lidhur me mocionin e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Molliqaj deklaroi për Front Online se është e pakuptimtë të kërkosh mocion për një kryeministër që i bënë kërkesa që të përmirësohet.

Ai thotë se asnjëra nga partitë opozitare nuk kanë guxim politik ta rrëzojnë Qeverinë Kurti.

“Absolutisht që duhet të rrezohet Qeveria Kurti por para rrëzimit në Kuvend do të duhej të kishim organizime me qytetarët, protesta masive të partive opozitare dhe ta mobilizonim popullin që vala e tyre të përkthehet edhe në votim në Kuvend, por këtë gjë nuk e bëjnë asnjëra nga partitë opozitare”, tha Molliqaj për Front Online.