Molliqaj: Policia e ka arrestuar Frashër Krasniqin në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Policia e Kosovës e ka arrestuar aktivistin Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Molliqaj ka shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje me Donjeta Demollin e Gëzon Kastratin.

Ish-Sekretari Organizativ i VV-së ka shkruar tutje se për PSD-në, Asociaciacioni është i paparanushëm dhe sipas tij meqë rezistenca po rritet “pushteti ka filluar përndjekjen”.

Molliqaj ka kërkuar lirimin e Frashër Krasniqit.