U aksidentuan teksa udhëtonte me të birin në kamion, vdes 63-vjeçarja, plagosen rëndë 3 persona (video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën Marije Leka, 63 vjeçe e cila udhëtonte me të birin Petrit Leka, 21 vjeç. Ky i fundit drejtonte një kamion dhe si pas policisë gjatë rrugës janë përplasur me një automjet tip ‘Benz’.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë humbi jetën 63-vjeçarja, ndërsa të plagosur mbetën 21-vjeçari Petrit Leka, drejtuesi i makinës tip ‘Benz’ Sylë Palnikaj 63 vjeç, dhe pasagjere Katrinë Palnikaj,(bashkeshortja e Sylës) 56 vjeçe, banues në Lagjen 3 Heronjtë.

Mbrëmjen e djeshme një tjetër aksident i rënë ndodhi në aksin Shkodër-Hani i Hotit në zonën e Vrakës rreth orës 16:10. Nga përplasja e dy automjeteve, kanë mbetën të plagosur 4 persona.

Shqiptarja.com