Molliqaj: Sot, Serbia po gëzohet, njësoj si Albin Kurti

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka Gjykata Speciale s’është asgjë tjetër përveçse angazhim i drejtpërdrejtë për kriminalizimin e UÇK-së dhe përpjekjes për liri të popullit të Kosovës.

Molliqaj tha se Specialja po e gjykon politikisht UÇK-në dhe se ndryshe nuk mund të interpretohet arrestimi i shumicës së drejtuesve ushtarakë dhe politikë të saj.

Dardan Molliqaj theksoi se Specialja s’do të bëhej dot pa gëzimin dhe entuziazmin fillestar të LDK-së të kombinuar me insistimin dhe votat e PDK-së.

Molliqaj tha se kjo gjykatë s’do të vazhdonte të mbetej në mesin tonë pa një konstelacion të ri politik, ku gëzimi dhe entuziazmi për të, bashkë me votat dhe insistimin për të mos e ndalur bashkohen tek subjekti politik Vetëvendosje dhe tek emri i veçantë Albin Kurti.

Ai tha se është e dhimbshme, se Serbia po gëzohet, njësoj si Albin Kurti.

Postimi i plotë:

KUSH GËZOHET SOT?!

Gjykata Speciale s’është asgjë tjetër përveçse angazhim i drejtpërdrejtë për kriminalizimin e UÇK-së dhe përpjekjes për liri të popullit të Kosovës. Gjykata Speciale po e gjykon politikisht UÇK-në. Ndryshe nuk mund të interpretohet arrestimi i shumicës së drejtuesve ushtarakë dhe politikë të saj.

Ishte e qartë prej fillimit: Gjykata Speciale është iniciativë e Serbisë. Ishte e qartë prej fillimit: Gjykata Speciale ka mbështetje nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, që edhe ashtu, luftën tonë për liri asnjëherë s’e trajtuan si të tillë, por vetëm si një konflikt të brendshëm etnik.

Por kjo gjykatë s’do të bëhej dot pa mbështetësit vendorë. Pa gëzimin dhe entuziazmin fillestar të LDK-së, të kombinuar me insistimin dhe votat e PDK-së, gjykatën sot s’do ta kishim.

Dhe kjo gjykatë, s’do të vazhdonte të mbetej në mesin tonë, pa një konstelacion të ri politik, ku gëzimi dhe entuziazmi për të, bashkë me votat dhe insistimin për t’mos e ndalur bashkohen tek subjekti politik Vetëvendosje dhe tek emri i veçantë Albin Kurti. E dhimbshme. Serbia po gëzohet. Njësoj si Albin Kurti.

Kushdo që i gëzohet përndjekjes dhe kriminalizimit të luftës së UÇK-së, ose është naiv, ose i ligë, ose tradhëtar. E ne e dijmë që Albin Kurti nuk është naiv.