Molliqaj: Të premten në Kuvend do të dëshmoj se Konjufca ishte pjesë e SHIK’ut

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka treguar se nesër në Kuvendin e Kosovës do të dëshmojë se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK.

“Nesër nëse mbahet seanca, unë do t’i shpalosi faktet se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK’ut. Në pikën për deklarime publike do të tregojë atë që është e vërtetë. Në deklarime publike unë nuk them gjëra të pavërteta. Kemi hy me një debat që unë nuk e kam zgjedh. Por, meqë kjo po ndodh unë tash duhet ta them të vërtetën. E vërteta do të dalë nesër në shesh”, tha Molliqaj.

Molliqaj në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka thënë se Konjufcën nuk do ta shpëtojë askush nga e vërteta se ka qenë pjesë e SHIK’ut.

“Nga kjo e vërtetë Glaukun nuk do ta shpëtoj as Kadrushi e as Burdushi”, tha ai.