Momentalisht vetëm vëzhguesit e VV-së dhe të Listës Serbe po qëndrojnë në numërimin e votave nga Serbia

Në Qendrën për Numërimin e Votave (QNR) ka nisur numërimi i fletëvotimeve të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia, por një gjë e tillë po kundërshtohet nga të gjitha anët.

Partia Demokratike e Kosovës, LDK dhe Nisma-AKR, në shenjë revolte kanë larguar komisionerët dhe vëzhguesit nga Qendra për Numërim votash. Vetëm Vetëvendosje dhe Lista Serbe po e vazhdojnë punën aty.

Partitë, në mënyrë të hapur kanë bërë thirrje nga KQZ që të reagojë dhe të mos-lejojë këtë numërim që sipas tyre është i jashtëligjshëm dhe vetëm dëmton procesin zgjedhor në Kosovë.