Momenti kur Kadri Veseli arriti në Mitrovicë nën përcjellje të EULEX-it

Kadri Veseli ka arritur sot në Kosovë.

Tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Fazli Veselit, ish-kreu i PDK-së arriti në Mitrovicë me leje të Speciales.

Ai fillimisht vizitoi varrin e babait të ndjerë, ndërsa më pastaj është drejtuar për në shtëpi, ku po mbahet e pamja për babanë.

Në një video të siguruar nga “Jepi zë”, shihet momenti kur Veseli arriti në Mitrovicë, i ‘blinduar’ nga forcat e EULEX-it dhe po dërgohej në shtëpi.

Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë ai në Kosovë.

Klikoni KËTU për ta parë videon: