Të burgosurit i vënë flakën burgut të Lipjanit

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku dy të dyshuarit derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin njërës prej dhomave të pavionit.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Një lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.