Lidhja Shqiptare në Botë ngushëllon familjen Arifaj

Lidhja Shqiptare në Botë ka ngushëlluar familjen Arifaj, pas vdekjes së nëkryetarit të kësaj Lidhje, Shaban Arifaj, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Lajm i trishtë!

Ndërroi jetë Nënkryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, SHABAN ARIFAJ!

Me dhembje të thellë njoftojmë opinionin shqiptarë anëkënd botës që sot, në moshën 69 vjeçare vdiq Shaban Arifaj, ikona e gazetarisë kosovare, shkrimtari dhe publicisti i njohur (autor i shumë librave zhanresh të ndryshme), atdhetari i pashoq, ish-Drejtori i Radio Kosova,

Shaban Arifaj, ishte për një çerek shekulli Anëtarë aktiv i Lidhjes Shqiptare në Botë, ndërkaq tash e sa vite ishte Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe Kryetar i LSHB për Kosovë.

Shaban Arifaj len pas vetes një zbrastësi të pazëvendësueshme në Lidhjen Shqiptare në Botë, në gazetarinë dhe publicistikën shqiptare si dhe përgjithësisht në shoqërinë shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe në Diasporë.

Lidhja Shqiptare në Botë ju shpreh ngushëllime Familjes Arifaj, bashkëpunëtorëve, bashkëveprimtarëve dhe miqëve të panumërt që i la pas i ndjeri Shaban Arifaj kahdo që shkoi nëpër botë!

U prehtë në paqe shpirti i tij i bardhë! I përjetshëm do jetë kujtimi për te! Lamtumirë mik i dashur!

Me respekt
Nazmi Jakurti, Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë