Momenti kur policia arreston disa persona pas rrahjes në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për shkak të rrahjes që ndodhi më parë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur tek lokalet në afërsi të kinemasë “ABC”, ndërsa nuk dihet për të lënduar.

Në pamjet e siguruara nga lajmi.net, shihen pjesëtarët e policisë duke shoqëruar disa persona.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për ngjarjen./Lajmi.net/

Më poshtë gjeni pamjet nga vendi i ngjarjes si dhe momentin e rrahjes që ndodhi më parë: