U fut në det, ndërron jetë turisti boshnjak

Ndonëse ka pak javë që ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, shifrat e pushuesve të mbytur në det janë alarmante.

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje,   i cili pasi është futur në det nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesi dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës.

Fatkeqësisht ndërhyrja e mjekëve nuk ka mund që të mbajë në jetë të moshuarit, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Shqiptarja.com