Momenti kur rrota e madhe e traktorit “shkëputet”, shihni çfarë dëmi bën (video)

Ky është momenti kur një rrotë shkëputet nga traktori dhe shkon në drejtim të një veture që po vinte përballë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti i tmerrshëm ndodhi në Belgorod, në Rusinë Jugore, në orën 3.50 pasdite, të enjten e kaluar ndërsa traktori po ecte në rrugët e akullta me një shpejtësi të moderuar.

Një veturë mund të shihet përgjatë një rruge të qetë duke regjistruar përmes kamerës, që e ndjek traktorin nga afër.

Pak më vonë, një makinë vjen nga drejtimi i kundërt derisa rrota traktorit “shkëputet” nga boshti.

Rrota hidhet nëpër rrugë dhe godet xhamin e makinës që kalon, duke bërë që ajo të rrëshqasë.

Për fat të mirë, edhe pse makina pësoi dëme të konsiderueshme, shoferi thuhet se u largua i palënduar.