Momenti kur rrota shkëputet nga aeroplani, menjëherë pasi largohet nga pista

Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur aeroplani “humb” një rrotë të tij, gjatë ngritjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë marrë nga një pasagjer i Air Canada dhe tregojnë momentin kur shihen shkëndija që dalin, ndërsa rrota rrotullohet përgjatë pistës.

Dhe menjëherë pasi aeroplani largohet nga pista, rrota shkëputet dhe bie në tokë.

https://twitter.com/TomPodolec/status/1213193962284032001/photo/1

https://twitter.com/TomPodolec/status/1213262697816608775/photo/1

Fluturimi i Air Canada Express i operuar nga Jazz Aviation ishte të hënën nga Montreali në aeroportin Saguenay-Bagotville, rreth 300 milje në veri. Fluturimi zgjat rreth një orë.

Por piloti duhej të kthehej në Montreal pas shkëputjes së rrotës.

https://twitter.com/TomPodolec/status/1213262697816608775/photo/1

Aeroplani ka gjashtë rrota, dhe “pilotët tanë janë të trajnuar mirë për t’u marrë me situata të tilla dhe u përgjigjën sipas procedurave tona standarde të funksionimit”, ka thënë Jazz Aviation në një deklaratë.

Për fat të mirë, nuk është raportuar për ndonjë lëndim në mesin e 49 pasagjerëve dhe tre anëtarëve të ekuipazhit dhe aeroplani është duke u riparuar në Montreal.