Momenti kur Tajvani goditet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë prej 7.4 ballësh ka goditur Tajvanin, ku ka lënë të vdekur së paku katër persona teksa janë lënduar 57 të tjerë.

Në pamjet e publikuara nëpër rrjetet sociale, shihet momenti i goditjes së tërmetit, i cili ka shkundur gjithçka, e madje është paralajmëruar edhe për cunami.

Tërmeti që e goditi sot Tajvanin ishte më i forti në 25 vitet e fundit, teksa banorët janë këshilluar që të evakouhen në vise më të larta.

Më poshtë mund t’i gjeni pamjet e momentit të tërmetit të cilat janë publikuar në rrjete sociale:

Lini një Përgjigje