Morina: E ka ditë Presidenti, që Evropa në fund vepron çka ti thotë Amerika

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook thotë se e ka ditë Presidenti, që Evropa në fund vepron çka ti thotë Amerika.

Sipas Morinës, kështu është kur i shtin brirët me Amerikë. E kur mbetesh pa Amerikë, dije që ke mbetë edhe pa Evropë.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

E ka ditë Presidenti, që Evropa në fund vepron çka ti thot Amerika.

Ani kur thoshte kryeministri, Evropën nuk mund ta zëvendësoj asnjë kontinentin tjetër.
E zëvëndëson që çke me të.

A pat ftesë Albini nga Evropa e tij, për Samit të Zagrebit more?
Kështu është kur i shtin brirët me Amerikë. E kur mbetesh pa Amerikë, dije që ke mbetë edhe pa Evropë.

Po më dhimben disa jarana të mij, që patën marrë shumë haz. Kishin pas mendu që Evropa prishet me Amerikë, për hatër të VV-së. Budallaku s’kish fund bre.

Deri tash kërkuan shkarkimin e Grenellit. Tash po kërkojnë shkarkimin e Trampit.

Sipas tyre, Amerika duhet ta zgjedhë kryetarin, të bëj shkarkim-ngarkim, sipas urdhërave tona.