Pavarësisht humbjes, Unai Emery është optimist këtë sezon

Trajneri spanjoll e ka lavdëruar Nicolas Pepen në paraqitjen e tij të parë për skuadrën, por lavdëroi edhe Joe Willock pavarësisht se nuk pati paraqitje të mirë në mesfushë.

Arsenal mund të këtë humbur 3-1 sonte në Liverpool, por Unai Emery sheh disa arsye pse duhet të jetë optimist për paraqitjen e skuadrës së tij.

Gunners pësuan humbjen e parë këtë sezon kundër skuadrës se Jurgen Klopp duke mos arritur që ta largojnë nga pozita e parë skuadrën nga Anfield.

“Në pjesën e parë ne luajtëm të bashkuar. Ne kishim disa kundërzbritje të shpejta dhe ne kishim disa mundësi, por penalltia në pjesën e dytë, që mendoj se ishte një penallti e lehtë, ndryshoj lojën”, tha për BBC Sport, Emery.

“Pas 2-0 reagimi i jonë ishte i mirë. Ne kishim nevojë të sulmonin dhe te kemi një moment ndryshe në lojë”.

“Po, jemi të zhgënjyer sepse humbëm 3-1, por nëse shikojmë disa lojtarë ne mund të jemi optimist. Ne kemi nevojë që ta përmirësojmë posedimin dhe ti kundërpërgjigjeshim presionit por Liverpool është një skuadër shumë e mirë”.

“Ne duhet të jemi realist por ne mund të kishim marrë rezultat pozitiv. Për mua sot, largo rezultatin kishim disa periudha të mira në lojë”.

“Në pjesën e parë, shanse më e mirë ishte ajo e Pepes. Çelësi ishte goli i dytë, ishte një penallti shumë e lehtë. Nuk mendoj se ishte një ndërhyrje për penallti, por reagimi i jonë pas golit ishte i mirë”, ka shtuar ai për Sky Sports.

“Ndikimi i Torreiras dhe Lacazette dhe Mkhitaryan ishte i mirë. Joe Willock kishte një tjetër shfaqje pozitive sot”.

Arsenali do të këtë edhe një derbi në vikendin tjetër, kësaj radhe kundër rivalëve të tyre tradicional Tottenham.