Morina: Marrëveshja e mundshme Kosovë Serbi, s’ka të bëjë me marrëveshjen Hitler – Stalin

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina përmes një postimi në Facebook ka shkruar se marrëveshja midis Hitlerit dhe Stalinit, që po merret si shembull nga pseudoanalistë të ndryshëm, sidomos në Shqipëri, nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet e sotme, që lidhen me problemet Kosovë-Serbi. Ky krahasim banal, se gjoja pas një marrëveshjeje të tillë mund të lind konflikt i armatosur, bëhet për të justifikuar kundërshtimin e tyre të marrëveshjes së supozuar mes Thaçit dhe Vuqiqit, ku parashikohet këmbimi i territoreve.

Statusi i plotë i Morinës:

“Marrëveshja për mossulmim midis Hitlerit dhe Stalinit ndodhi për shkak se Hitlerit i duhej kohë për ta pushtuar gjithë Evropën, e pastaj si “unike”, ta sulmonte BRSS-në.
Stalinit i duhej kohë, për përgatitje për luftë, sepse ishte prapa gjermanisë me armatim.
Por kur e pa Hitleri që kjo marrëveshje po i shërben më shumë Stalinit se atij, e prishi pas me pak se dy vjetësh dhe i shpalli luftë BRSS-së.

Marrëveshja midis Hitlerit dhe Stalinit, që po merret si shembull nga psudoanalistë të ndryshëm, sidomos në Shqipëri, nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet e sotme, që lidhen me problemet Kosovë-Serbi. Ky krahasim banal, se gjoja pas një marrëveshje të tillë mund të lindë konflikt i armatosur, bëhet për të justifikuar kundërshtimin e tyre të marrëveshjes së supozuar mes Thaçit dhe Vuqiqit, ku parashikohet këmbimi i teritoreve.

Ajo që më së shumti të iriton, është Edita Tahiri, që vite me radhë, duke drejtuar bisedimet e shumëkritikuara që drejtoj ajo me Serbi, qëndroj “gatitu” para Hashim Thaçit, e tash pa pritur e pakujtuar, u bë patriote dhe ju kujtua që Hashim Thaçi na qenka tradhtar.”