Gruaja gjendet e pajetë nga fqinjët! Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Selenicë, ku një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Mësohet se 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga fqinjët e saj, të cilët ka njoftuar menjëherë policinë.

Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18.30.

Viktima është shtetësja me inicialet H.E, 57 vjeç dhe dyshimet e para të policisë janë se ajo është vetëvarur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 05.04.2019, në orën 18:30, në Selenicë, në banesën e saj dyshohet se është vetëvarur shtetësia 57 vjeçe H.E.

Viktima është gjetur e pa jetë nga fqinjët e saj.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.