Moscertifikimi i kandidatëve për deputetë, PZAP publikon vendimin e parë

PZAP ka nisur publikimin e vendimeve për mos-certifikimin e listave të kandidatëve për deputetë nga subjektet politike.

Vendimin e parë PZAP e ka publikuar në lidhje me ankesën e Partisë së Ashkalinjve për Integrim, apelin e të cilës e ka refuzuar pjesërisht.

Në bazë të vendimit, partia është certifikuar ndërkaq katër kandidatët e saj jo.

Pas pak ndërkaq pritet të dihet vendimi edhe për Vetëvendosjen dhe partitë tjera.