Mosekzekutimi i pagave, PDK dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati dhe sekretarit Spahiu

81

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njofton se për shkak të mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë, PDK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Ministrit të Financave Hekuran Murati dhe sekretarit të ministrisë Enis Spahiu.

Në një paraqitje para mediave, Abelard Tahiri, thotë se PDK e ka lëshuar edhe mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, si shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësmidhënës.

“Lëshuam mbledhjen e kryesisë në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës në nivelin lokal. E kemi thënë edhe me heret se ky është vendim i paligjshëm dhe veprim arrogat i një ministri të papërgjeshëm të Ministrit të Financave, i cili cënon një të drejtë bazike të 25 mijë mësimdhënësve. Kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ministri Hekuran Murati. Prandaj nuk do të marrim pjesë më tutje në mbledhje në përgatitje të seancës së radhës. Sot duhet të them që do të ngrejmë një kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe sekretarit Enis Spahiu, në këto momente vetëm se është duke u dorëzuar kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.