Mosmarrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve në Fushë Kosovë

Një mosmarrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Në orët e pasdites të së dielës një mosmarrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se palët janë fqinjë dhe se kjo mosmarrëveshje ka ndodhur për shkak të parkingut.

“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin.

Për më shumë do ju informojmë me kohë. Por të dhënat e para tregojnë se ka pasur një mosmarrëveshje për parking”, ka treguar Hoxha.