Mot i ndryshueshëm në javën e parë të prillit

0
430

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas IHK-së, e hëna dhe e marta do të kenë kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, por nga orët e vona të së martes, pritet fuqizim i masave ajrore të cilat parashihen të krijojnë kushte për vranësira të dendura, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.

“Reshje shiu nga e mërkura pritet të ketë në shumë vende, për të veçuar ditën e premte ku parashihet të ketë reshje më të theksuara dhe do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit. Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK-së.