Mot me reshje bore në të gjithë vendin

Për sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore në pjesën dërrmuese të vendit, me përjashtim në zona të caktuara ku pritet të ketë vetëm sqotë dhe reshje shiu.

Reshjet më intensive kanë qenë orëve të para të mëngjesit si dhe pritet të vazhdojnë në pjesën e parë të ditës, duke mbetur vetëm me karakter lokal gjatë orëve të pasdites.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 17-39 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 4°C. /Meteo Kosova