Pas zhurmës së madhe, pozitë e opozitë lëshojnë pe – themelohen dy komisione hetimore për rrymën

Pas një bllokade dy javore të punimeve të Kuvendit të Kosovës, deputetët e legjislaturës së tetë, i kanë votuar dy Komisione Hetimore Parlamentare për Energji.

Komisioni i propozuar nga PDK-ja, fillimisht nuk u përkrah nga pozita për dy seanca parlamentare me radhë.

Pozita kërkonte që nga këtë komision të futen edhe hetimet që nga pas lufta, e që një gjë e tillë nuk pranohej nga opozita.

Ndërkaq sot deputetët e Kuvendit, bllokuan çdo punë të Kuvendit kështu duke kundërshtuar mbajtjen e seancës duke protestuar.

Pas një situate jo të mirë në Kuvendin e Kosovës, pozita dhe opozita janë marrë vesh që të themelohen dy Komisione Hetimore për Energjinë.

Me 93 vota për, ka kaluar mocioni për Komisionin e opozitës ku edhe janë propozuar edhe emrat e anëtarë.

Anëtarët e këtij komisioni do të jenë:

Driton Selmanaj- kryetar

Eliza Hoxha- zv.kryetare

Ferat Shala- zv.kryetar

Ndërkaq 95 deputetë kanë votuar për themelimin e komisionit të pozitës që synon të hetojë keqpërdorimet me rrymë që nga viti 2006.

Anëtarët e këtij komisioni do të jenë:

Hajdar Beqa-kryetar

Armend Muja- zv.kryesues

Haki Abazi- anëtar

Arbër Rexhaj- anëtar

Halil Thaçi- anëtar

Rashit Qalaj-anëtar

Armend Zemaj-anëtar

Rrezarta Krasniqi- anëtare

Time Kadrijaj- anëtare

Duda Balje- anëtare

dhe një anëtar nga Lista Serbe.