Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite dhe në mbrëmje në shumë rajone priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izlouara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në disa rajone priten zhvillime të izoluara vranësirash të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, ndërsa pasdite vonë në disa rajone në Maqedoni dhe më shumë në veriun e Malit të Zi priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Vetëm në ndonjë rajon kodrinoro-malor mund të ketë ndonjë rrebesh apo rigë të izoluar shiu.

Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pasditeve në disa rajone mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan