Sherr mes dy shoferëve të kamionit, italiani plagos me thikë shqiptarin (video)

Një sherr banal është shndërruar në një tentativë vrasje mes dy personave në Itali.

Dy shoferë kamioni të Shtunën në Brembate u përplasën verbalisht për motive të dobëta, por përfundoi me përdorimin e thikës.

Shqiptari 52-vjeçar, rezident në Gorle, dhe italiani 43-vjeçar, rezident në Alba, shkuan të pastronin mjetet, por mes tyre lindi grindja se kush duhej ta pastronte i pari.

Pak minuta më vonë 43-vjeçari papritmas heq një thikë nga çelësat që kishin në xhepin e xhaketës dhe plagos 52-vjeçarin në brinjën e pasme, transmeton joqalbania.

Agresori ka precedentë penalë për kundërshtim të autoriteteve. Ndërkohë, shqiptari i shtruar në spital nuk është në rrezik jete. VIDEO