Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë, stabil dhe me diell, me temperatura maksimale të cilat do të arrijnë rreth 30 gradë celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i kthjellët, i nxehtë dhe me diell me temperatura maksimale rreth 32 gradë celsius në nivel vendi.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i kthjellët, me diell dhe i nxehtë.

Pasnesër dhe të martën në tërë rajonin pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me diell dhe stabil. Pra do të kemi mot tipik veror dhe me temperatura maksimale pak mbi 30 gradë celsius.

Nga e mërkura pasdite fillimisht në Kosovë, ndërsa të enjtën në tërë rajonin pritet të depërtojë një front i ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe mundësi për rrebeshe apo riga lokale shiu./Meteoballkan