Mimi Kodheli, e para shqiptare që merr postin e lartë në NATO

Mimi Kodheli është zgjedhur zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut).

Kështu kryetarja e Komisionit të Jashtëm, bëhet e para shqiptare që u zgjodh në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

Ajo u zgjodh me unanimitet të plotë në seancën e saj Plenare që u mbajt sot./Fokusi.info/