Publikohet raporti i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.118 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 810 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.