Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 32 gradë celsius në nivel vendi.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër do të mbajë mot veror, me diell dhe mjaft i nxehtë.

Pasnesër në Kosovë dhe Mal të Zi pritet që gradualisht të depërtojë fronti i ftohtë ajror nga veriu. Do të ketë fuqizim gradual të erërave veriore dhe ulje të temperaturave. Gjithashtu do të ketë edhe shtim të vranësirave dhe vende-vende rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë temperaturat do të fillojnë të ulen edhe në Maqedoni dhe disa pjesë të Shqipërisë. Reshje pak më të mëdha do të ketë në Mal të Zi, veriun e skajshëm të Shqipërisë dhe rajonet në Kosovë afër Malit të Zi.

Të enjtën në tërë rajonin do të mbajë mot i freskët dhe me vranësira të dendura. Në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni priten edhe reshje shiu, vende-vende edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Kosovë reshjet do të jenë më të lokalizuara dhe më të pakta.

Nga e premta në tërë rajonin pritet kthjellim i motit, por do të mbetet freskët, në disa rajone edhe ftohtë, ndërsa nga fundjava stabilizim gradual dhe ngritje graduale e temperaturave ditore./Meteoballkan