Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i freskët. Në mëngjes dhe paradite vende-vende mund të ketë reshje shiu të cilat do të ndërpriten paradite.

Në Shqipëri poashtu nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkrurtra kohore me diell. Në jug-qendër dhe juglindje të vendit priten reshje shiu.

Në Mal të Zi nesër pritet mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë por i thatë, ndërsa në Maqedoninë Veriore paradite mund të ketë reshje shiu të cilat do të ndërpriten.

Të shtunën në tërë rajonin do të mbajë mot kryesisht i vranët, por mund të ketë edhe intervale kohore me diell. Do të jetë pak më nxehtë, kurse pasdite vonë apo në mbrëmje dhe gjatë nates në shumë rajon në Shqipëri dhe disa rajone në Kosovë do të ketë reshje shiu.

Të dielën në tërë rajonin do të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe i freskët. Nuk priten reshje atmosferike./Meteoballkan