Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë, me temperatura maksimale rreth 27-28 gradë celsius në nivel vendi. Mëngjesi do të jetë i freskët dhe mund të ketë mjegull e cila do të zhduket.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 27-28 gradë clelsius edhe në nivel rajoni.

Edhe fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe mjaft të nxehtë për shkak të dominimit të vazhdueshëm të masave ajrore të thata anticiklonike dhe masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore dhe Mesdheu./Meteoballkan