Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Në mëngjes do të jetë mjaft freskët dhe vende-vende mund të ketë mjegull, ndërsa gjatë dites do të ketë zhvillim lokal të vranësirave.

Në Shqipëri nesër poashtu pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe ndoshta pak më freskët se ditët e kaluara dhe me zhvillime lokale të vranësirave.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe zhvillim lokal vranësirash. Në jugperëndim të Maqedonisë mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar afatshkurtër shiu.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, kurse në fillim të javes së ardhshme pritet rifuqizimi i masave ajrore të thata anticiklonike dhe ngritje e mëtutjeshme e temperaturave./Meteoballkan