Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot më i qetë, me vranësira por edhe me intervale të gjata kohore me diell. Erërat do të qetësohen dukshëm. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore. Mund të ketë riga të izoluara afatshkurtëra shiu.

Nesër në Shqipëri do të mbajë mot po ashtu më i qetë krahasuar me sot. Do të ketë vranësira dhe intervale kohore me diell. Mund të ketë edhe riga lokale afatshkurtëra shiu sidomos në bregdet.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në jug të Malit të Zi mund të ketë riga lokale shiu.

Pasnesër në tërë rajonin do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të vazhdojë të jetë nxehtë. Erërat jugore do të fillojnë të fuqizohen përsëri. Në tërë rajonin do të jetë thatë me përjashtim të Malit të Zi, veriut të skajshëm të Shqipërisë dhe jugut të Shqipërisë ku mund të ketë riga lokale shiu.

Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin do të kemi mot të nxehtë me erëra të vazhdueshme jugore. Të dielën në mbrëmje në Shqipëri do të fillojnë reshjet e shiut të cilat gjatë natës do të përfshijnë tërë rajonin./Meteoballkan