Prokurori Maloku tregon se sa persona janë arrestuar në aksionin “Brezovica 6”

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku ka konfirmuar për Front Online se numri i personave të arrestuar në këtë aksion që nisi sot në ora 06:00 në mëngjes ka shkuar në shtatë.

Ai ka treguar se aksioni është zhvilluar në Prishtinë në Podujevë e Fushë Kosovë.

“Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë, por të pandehurit janë të gjithë të Prishtinës, por i kanë edhe të gjitha lokacionit por i kanë edhe disa shtëpi dhe objekte përcjellëse dy në Podujevë e një në Fushë Kosovë, kurse tetë lokacione kanë qenë në Prishtinë”, ka thënë Maloku për Front Online.

Ai ka thënë se pronari i “Al Trade”, nuk është gjetur në shtëpi.

“Ndaj tetë personave janë kryer këto bastisje, por një nuk është gjetur në shtëpi, pra shtatë janë arrestuar. Është e vërtetë që janë bastisë, por ky i Al Trades nuk është gjetur në shtëpi”, ka deklaruar Maloku, pë Front Online.