Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Reshjet lokale të shiut kanë filluar në disa rajone në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa gjatë orëve të natës reshjet e shiut do të intensifikohen dhe do të përfshijnë pothuajse tërë territorin e Kosovës dhe Shqipërisë. Vende-vende priten reshje të dendura shiu në intervale të caktuara kohore. Në viset më të larta malore priten reshje bore.

Nesër në Kosovë, Shqipëri dhe tërë rajonin do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Do të jetë pak më ftohtë. Në viset malore do të ketë reshje bore. Reshjet pritet të pushojnë në pjesën e dytë të ditës, por prapëseprapë mund të ketë reshje sporadike.

Të martën në tërë rajonin do të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Do të ketë ngritje të sërishme të temperaturave dhe gjithashtu edhe erëra të fuqishme jugperëndimore në disa rajone, kurse nga e mërkura do të kemi përsëri reshje lokale dhe të herëpashershme shiu nëpër ultësira dhe bore në viset kodrinore-malore./Meteoballkan