Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell, vranësira dhe vende-vende mund të ketë reshje kryesisht të dobëta bore herë pas here.

Në Shqipëri dhe rajon nesër do të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Nuk priten reshje atmosferike me ndonjë përjashtim të vogël ku mund të ketë reshje të dobëta bore në ndonjë rajon kodrinoro-malor.

Të shtunën në tërë rajonin do të kemi kthjellim të motit, por edhe vranësira të pakta. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, kurse dita e freskët.

Të dielën pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe vende-vende me mjegull gjatë ditës priten rreze diellore dhe ngritje të theksuara të temperaturave në tërë rajonin./Meteoballkan